Botë

Presidenti Erdogan sulmon BE: Po tenton të ndërpresë marrëdhëniet

16.09.2023 18:33

Presidenti i Turqisë, Tayip Rexhep Erdogan i është rikthyer përplasjeve me Bashkimin Europian...

Presidenti i Turqisë, Tayip Rexhep Erdogan i është rikthyer përplasjeve me Bashkimin Europian, pas një kohe të gjatë qetësie mes palëve.

Në një reagim të fundit, lideri turk u shpreh se unioni europian është duke u përpjekur të ndërpresë marrëdhëniet me Ankara.
 
Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pas publikimit të raportit të BE, i cili përmbante kritika të ashpra ndaj Turqisë.
 
Sipas Erdogan, tashmë Turqia do të mbajë në monitorim të gjitha zhvillimet dhe nëse do e shohë të nevojshme mund të ndërpresë ajo relatat.