4 veta nga Filipinet në mesin e pengjeve në Libi
09.03.2015 12:12
Zyrtarët thonë se katër filipinas janë në mesin e nëntë personave të huaj që janë marrë peng nga një grup ende i paidentifikuar dhe i armatosur në një fushë nafte në Libi...

Pengmarrësit ende nuk i kanë bërë të ditur kushtet e tyre, raporton “Reuters”.
Zëdhënësi i Departamentit për Çështje të Jashtme i Filipineve, Charles Jose, ka thënë të hënën se vendi i tij është duke punuar me kompanitë që i kanë punësuar personat e marrë peng, Qeverinë e Libisë dhe ambasadat e nënshtetasve të tjerë që janë marrë peng.
Ministria e Jashtme e Austrisë beson se pengmarrësit janë militantët e “Shtetit Islamik”.
