Maqedoni

Parashikimi i motit

17.09.2023 11:23

Kjo e diel do të nisë me kthjellime, parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash...

Kjo e diel do të nisë me kthjellime, parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash. Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat malore duke gjeneruar reshje të izloara shiu.
 
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C.
 
Në Shkup, paradite do të ketë mot me diell e me vranësira të ulëta deri mesatare, ndërsa pasdite në pjesë të luginës do të ketë mot jostabil, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.