Iran, Khamenei del në publikë

09.03.2015 12:15

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është paraqitur publikisht me gjithë përhapjen e thashethemeve se ai po vuan nga një sëmundje...

Televizioni Shtetëror iranian ka transmetuar pamje të Khameneit më 8 mars, duke iu drejtuar një grupi të zyrtarëve të ambientit në rezidencën e tij në qendër të Teheranit.

Lideri 75 vjeçar dukej i shëndetshëm në këto pamje, por nuk është ende e qartë se kur janë filmuar ato. Agjencitë e huaja, gjatë ditëve të fundit kanë raportuar se Khamenei ishte hospitalizuar në gjendje të rëndë.

Khamenei, i cili e ka fjalën e fundit për çdo vendim në Iran, ka qenë lideri kryesor i republikës islamike prej vitit 1989.