Maqedoni
Analistët: Premtimet e partive realizohen vetëm pjesërisht
17.09.2023 14:33
Premtimet megalomane parazgjedhore të partive politike qoftë për pushtetin qëndrorë apo atë lokal...

Premtimet megalomane parazgjedhore të partive politike qoftë për pushtetin qëndrorë apo atë lokal bëjnë që një pjesë e konsiderueshme e tyre të mos mund të reealizohen. Kështu vlerëson analisti politik Zudi Xhelili, sipa stë cilit programet parazgjedhoire zakonisht përpilohen në aspektin teorik nga ekspert të caktuar, të cilët vetëm dinë nevojat e qytetarëve, por ata nuk i marrin në konsiderate mundësitë e realizimit.
“Partitë politike zakonishtë në aspektin teorik i përpilojnë programet e tyre nga ana e ekspertëve duke i ditur nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, mirpo krejt tjetër është të premtosh e tjetër është që të realizosh. Zakonishtë partitë politike përpiqen ti zgjedhin problemet e qytetarëve dhe tu përmbahen premtimeve, mirpo në praktik ndryshojnë gjërat, e më pas hasin në shumë probleme e pengesa, dhe realizimi i programeve zakonisht ë bëhet pjesërisht ë, dhe ka një paknaqësi të madhe në popull.”, tha analisti politik Zudi Xhelili.
Xhelili njëherit thekson se partitë politike e kanë të vështirë ti realizonë në tërsi programet edhe për faktin se gjatë kualicionimeve si në pushtetin loakla ashtu edhe për atë qëndrorë, duket të bëhet harmonizim programesh për shkak të kualicionimeve, apo edhe vështërsive tjera në relacionin pushtet opozitë.
“Edhe qeverisja saher ndodhë të jetë e kombinuar, dhe nuk nvaret nga një subject politik, programet e partive politike, inkorporohen në programin qeveritarë, dhe pastaj problem është bashkëpunimi gjatë qeverisjes. Partnerët e kualicionit nuk angazhohen me sinqeritet. Do të kishte qenë më korekte që ato të angazhohen programe konkrete, dhe jo për male e kodra, sepse ne mundësit e dimë cilat janë.”, tha Xhelili.
Xhelili sugjeron që partitë politike gjatë fushatës duhet të jenë më të kujdesshme në ofertat dhe premtimet politike, sidomos tani kur numri i subjekteve politike është rritur dukshëm.
FITIM KRYEZIU
