Maqedoni

Vdes një fëmijë dy vjeçar në Klinikën e Fëmijëve

17.09.2023 14:55

Një fëmijë dy vjeçar pozitiv me Covid 19 por me sëmundje tjera shoqëruese ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve....

Një fëmijë dy vjeçar pozitiv me Covid 19 por me sëmundje tjera shoqëruese ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve. Fëmija ka ndërruar jetë në Qendrën Emergjente të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, ndërsa është pranuar dje në mëngjes si rast emergjent nga Manastiri dhe është intubuar. Sipas drejtoreshës së Klinikës, Stojka Naceva Fustiq, Covid-i nuk është shkaku i fatalitetit, ndonëse testi i shpejtë i Covid-it ka rezultuar pozitiv për fëmijën dhe negativ për nënën.
 
“Bëhet fjalë për një fëmijë që ka pasur një sëmundje kronike të mushkërive, pra hipertension pulmonar, i cili është diagnostikuar në Gjermani. Ajo që është konsistente në raportet nga Gjermania është se ai ka laringotrakeitis, që e ndërlikon më tej rrjedhën e ajrit dhe në raporte vërehet një defekt në zemër.”, tha drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Stojka Naceva Fushtiq.
 
Fëmija dy vjeçar nga Resnja fillimisht është shtruar në spitalin e Manastirit dhe më pas është dërguar në Shkup. Për shkak të testit pozitiv për Covid, fëmija u shtrua në terapi intensive në repartin e spitalit të klinikës së urgjencës. Testet laboratorike treguan koagulim të dëmtuar dhe d-dimerë të lartë.
 
“Pas gjysmë ore përpjekje për ta ringjallur, reanimimi rezultoi i pasuksesshëm, kështu që fëmija përfundoi me një rezultat të keq pas 13 orësh në klinikë.”, tha Fushtiq.
 
Naceva Fushtiq për servisin publik thotë se aktualisht nuk ka asnjë pacient tjetër pozitiv me Covid në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.
 
ERSAN PAJAZITI