Maqedoni

Amnestia e Gruevskit, VMRO kërkon nga presidenca emra konkret

17.09.2023 15:47

VMRO-DPMNE opozitare këmbëngul që presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të thotë emrat e personave...

VMRO –DPMNE opozitare këmbëngul që presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të thotë emrat e personave të cilët e kanë konsultuar për amnestinë e Gruevskit. Zëdhënësi i VMRO–DPMNE–së kritikon qasjen e përgjithësuar të presidentit për këtë çështje.

“Pendarovski të ndalojë së shfrytëzuari lajthitje dhe tituj, por qartë të del para opinionit dhe të thotë se kush është konsultuar me të për amnesti, në të kundërtën do ta konsiderojmë se ka thënë një gënjeshtër. Për fat të keq kryetari i shtetit është fikus i pushtetit dhe një gënjeshtar.”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
 
Ditë më parë kabineti i presidentit Stevo Pendarovski i është përgjigjur pyetjes së  VMRO-DPMNE-së, duke thënë se presidenti gjatë këtij viti në dy raste ka pasur propozime për të menduar faljen e politikanëve të caktuar, ose të mbështesë miratimin e Ligjit të Amnistisë për politikanë aktualë dhe të mëparshëm. Këto propozime, sipas presidencës përmes ndërmjetësve iu bënë presidentit nga struktura politike dhe të sigurisë, të afërta me opozitën aktuale dhe nga ish politikanë. Nga LSDM thonë se VMRO në negociime gjithmonë i ka kushtëzuar me mbyllje të rasteve të caktuara gjyqësore dhe nuk pranojnë të bëjnë pazare për falje të Gruevskit.
 
“Opinioni shum mir e din se ka pasur raste kur kemi negociuar me DPMNE-në, sikurse për ligjin për prokurori publike dhe ligje të tjera ku nevojitej kompromis, dhe gjithmonë ata kanë hapur raste gjyqësore për ti diskutuar. Ne këtë nuk e kemi pranuar dhe as që do ta pranojmë. Ata vijnë në takime me lëndë gjyqësore por ne nuk I pranojmë. Nuk ka pazare për asnjë amnesti, as për drejtësinë dhe rastet gjyqësore.”, tha zëdhënësja E LSDM-së Bogdanka Kuzeska. 
 
Madje edhe opozita shqiptare hedh dyshime se falja e Gruevskit do të bëhet me miratimin e Kodit Penal në llogari të ndryshimeve kushtetuese, dhe sipas kreut të Alternativës Afrim Gashi, falja është kërkuar nga kreu I BDI-së Ali Ahmeti tek ndërkombëtarët. Nga VMRO – DPMNE kundërshtojnë pretendimet e tilla.
 
“VMRO – DPMNE është parti e madhe me qëllime të qarta, ndryshimet në kodin penal janë për amnesti të pushtetit, një përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia. Gjashtë vite e shpiejnë shtetin në krim, korrupsion, varfëri dhe për këtë do të japin llogari.”, tha Stoillkovski.
 
Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë vjetërsim të përndjekjes penale për më shumë se 80 persona të akuzuar në 14 lëndë gjyqësore të iniciuara nga koha e ish- Prokurorisë Speciale Publike. Me këtë, Gruevski u lirua nga dënimet për rastin “TNT” dhe “Trajektorja”, ndërsa për një vit do të lirohet edhe nga rasit “Tanku”.
 
MERAL ISMAILI