Maqedoni

Tetovë, lagjet në Kodrën e Diellit pa infrastrukturë

17.09.2023 16:16

Lagjet e vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit vazhdojn të jenë me rrugë me gropa të shkatruara pa kanalizme...

Lagjet e vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit vazhdojn të jenë me rrugë me gropa të shkatruara pa kanalizme dhe pa parkingje. Nga komuna e Tetovës thonë se për këtë vit nuk do të mund të asfaltojnë në tërësi, por do ti mbushin gropat. Ata pranojnë se nuk kanë asnjë projekt por thonë se shikojnë mundësinë që infrastrukturën në këtë lagje ta rregullojnë bashkë me pronarët e vikend shtëpizave. Pasi që sipas tyre këtu duhet një projekt më i madh edhe me kanalizim atmosferik.
 
“E gjithë kjo ka të bën me një kosto më të lartë me ne atë që e parashikuam se gjendja faktike në terren nuk është ajo që ne e kemi parashikuar sepse paraqitet vështirësi në të gjithë rrugicat edhe kërkohet një rehabilitim i të gjithë rrugicave realisht aty na paraqitet edhe problem me ujërat atmosferik që edhe ata e bëjnë problemin kryesor. Ne kemi qen në bisedim edhe me pronarët e vikend shtëpizave që ata kanë paraqit bashkëpunim me komunën e Tetovës  që të gjendet një gjuhë e përbashkët edhe të jetë investim i përbashkët me ata. Ka pas disa takime me ata por konkretisht nuk kemi ndonjë rezultat në atë drejtim.”, tha Memet Jonuzi nga sektori për rrugë i komunës Tetovës.
 
Komuna e Tetovës thotë se është obligimi i tyre që ti sanojnë rrugët edhe premtojnë se para fillimit të sezonit në Kodrën e Dillit do ti mbushin gropat dhe do i rregullojn rrugët e shkatëruara.
 
“Me gjithë atë ne si komunë e kemi obligim që të veprojmë para se me nis sezoni për rehabilitimin e të njëjtave, ne kemi një kontratë në fuqi për mbulimin e gropave apo asfaltimin e rrugëve në Tetovë edhe rrethinë. Do shohim me mjete sa kemi për të mbuluar edhe do të shohim me mjetet tjera të ndërhymë që para fillimit të sezonit të ndërhymë.”, tha Jonuzi.
 
Kodra e Diellit bashkë më infrastrukturën e saj ka mbetur në mëshir të fatit,cdo herë në çdo cikël zgjedhor premtohen milion euro investime por deri më sot zero investime. 
 
VISAR SADIKI