Maqedoni

Viza amerikane, 26.29% e aplikimeve nga RMV janë refuzuar

17.09.2023 16:44

Faqja zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit ka publikuar të dhënat...

Faqja zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit ka publikuar të dhënat për përqindjen e kërkesave për viza të refuzuara për SHBA-në në vitin 2022.
 
Në statistikat e publikuara sipas shteteve nga të cilat janë pranuar aplikacionet, thuhet se vitin e kaluar janë refuzuar 26,29% e aplikacioneve të aplikantëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në dokumentin zyrtar thuhet se gati 20% e aplikimeve për viza amerikane janë refuzuar nga Bosnja dhe Hercegovina, 5.56% nga Kroacia, 13.47% nga Sllovenia, 19.45% nga Serbia, 17.93% nga Kosova, 27,55% nga Shqipëria dhe 34% nga Mali i Zi. 
 
Në listën e publikuar përfshihen edhe vendet me zero për qind, pra ato të cilave nuk u është refuzuar asnjë aplikim ose nuk kanë kërkuar as vizë. Këto janë Andorra, San Marino, Koreja e Veriut, Monako dhe Ishujt Marshall. Ndër vendet me përqindje të lartë të vizave të refuzuara janë Senegali me 66%, Afganistani 52%, Burundi 69%, Kanadaja 58%, Çadi 69%, Kuba 56%, Xhibuti 74%, Nauru 66%, Guinea Bisau 61%, Irani 54%, Ruanda 62%, Jemeni 56%.