MPJ Maqedoni, nis procesi për regjim pa viza me ShBA-në
18.09.2023 10:01
Ministria e Punëve të Jashtme...

Ministria e Punëve të Jashtme informon se ka filluar një proces për bashkimin e vendit në Programin për heqjen e vizave të ShBA-së, (Visa Waiver Program).
Me vendim të Qeverisë është formuar grupi punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve tjera relevante që punojnë për plotësimin e kushteve për vendosjen e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kushtet kanë të bëjnë për fusha të ndryshme, por një nga më kryesoret është që përqindja e vizave të refuzuara të jetë maksimumi 3%. Në këtë kontekst, theksojmë se përqindja e lartë e vizave të refuzuara prej të paktën 30% është për shkak të aplikimeve të papërshtatshme, për të cilat planifikojmë të fillojmë së shpejti një fushatë për edukimin e qytetarëve për procesin e aplikimit dhe kushtet që duhet të plotësohen, në mënyrë që për të marrë një vizë për në ShBA.”, thonë nga MPJ.
