Osmani për vizitë pune në Nju Jork
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Afrikës së Jugut, Greis Naledi Mandisa Pardon, do të nënshkruajnë Komunikatë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Afrikës së Jugut.
Në agjendën e sotme është paraparë që Osmani të marrë pjesë në takim pune me vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi është organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Italisë, Antonio Tajani.
Takimi mbahet në kontekst të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për inkurajimin e bashkëpunimit rajonal.Përveç këtyre ngjarjeve, sot Osmani do të marrë pjesë edhe në takimin e quajtur “Kërcënimi për shëndetin dhe sigurinë publike nga drogat sintetike përmes bashkëpunimit global” me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Entoni Blinken.
Me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin, do të marrë pjesë në shënimin e 50 vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara.
