Protestë për skandalin në onkologji

18.09.2023 11:33

Nuk qetësohen reagimet pas skandalit të Onkologjisë...

Nuk qetësohen reagimet pas skandalit të Onkologjisë. Për sot në orën 18:00 para qeverisë është paralajmëruar protesta me moton “Drejtësia për viktimat”, organizuar nga grupi informal “Protesta kundër vrasjes së Onkologjisë” .

Revolta u shtua pasi u ngritën dyshime të reja se Klinika nuk i regjistronte pacientët që vdiqën në shtëpi, gjoja janë marrë barna në kurriz të pacientëve të vdekur që kanë përfunduar në tregun e zi.

Protestën e përkrah edhe koordinatori nacional në sindikatat e pavarura të punëtorëve shëndetësorë, Bobi Bojçevski si dhe qytetarë të revoltuar nga ky skandal në Klinikën e Onkologjisë .