Seancë për lëndën “Titanik”, në test ndryshimet në Kodin Penal

18.09.2023 12:00

Për sot është caktuar gjykimi për rastin “Titanik”...

Për sot është caktuar gjykimi për rastin “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore dhe në të cilin po gjykohet ish-kryeministri, Nikolla Gruevski.

Nga e premtja janë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal. Me to janë shtuar edhe dënimet për veprat për të cilat ndiqen më së shpeshti zyrtarët. Sot, në Gjykatën Penale, do të shihet se si do të veprojë Prokuroria.

Ndryshe, sot  pasdite është paralajmëruar protestë para Qeverisë kundër amnistisë me ndryshimet në Kodin Penal.

Protesta organizohet nga studentët e fakulteteve juridike.