Mijëra protestues thirrje OKB-së: Duam veprime për ndryshimin e klimës

18.09.2023 12:17

Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në rrugët e Nju Jorkut....

Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në rrugët e Nju Jorkut, duke kërkuar më shumë iniciativa për t’u marrë me ndryshimet klimatike, dy ditë para fillimit zyrtar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Ne jemi këtu për të kërkuar që qeveria të shpallë një emergjencë klimatike.”, tha Analilia Mejia, kreu i Qendrës për Demokracinë Popullore.

Në një raport të fundit të OKB-së për klimën, ekspertët theksuan se emetimet e gazeve serrë pritet të arrijnë kulmin në vitin 2025,  përpara se të bien ndjeshëm, nëse komuniteti ndërkombëtar vendos një objektiv për të kufizuar ngrohjen globale, sipas asaj që parashikohet në Marrëveshjen e Parisit.

Marrëveshja e Parisit, e ratifikuar në 2015, përfshin një plan veprimi, por “mbetet shumë për të bërë në të gjitha frontet”, thuhet në raport përpara Konferencës së 28-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP28), që do të mbahet në Dubai në fund të vitit.