Shkup, shtrenjtohen derivatet e naftës

09.03.2015 12:44

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, prej sonte në mesnatë, në vend do të rritet çmimi me pakicë i derivateve të naftës...

Nga mesnata benzina do të shitet për 2.5 denarë, derisa nafta do të shënojë rritje për vetëm gjysmë denari.

Sipas vendimit të këtij komisioni, BS-95 do të shitet për 67.50 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 69.50 denarë për litër. Eurodizeli do të shitet për 55.50 denarë për litër.