Ekonomi
Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës
18.09.2023 13:34
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin...

Komisoni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore vendosi që benzina EUROSUPER BS - 95 të shtrenjtohet për 0,50 denarë për një litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të rriten për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 90,50 denarë për një litër ndërsa EUROSUPER BS - 98 më tej do të shitet për 92,50 denarë për një litër. EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 87 denarë për litër dhe Esktra vaji i lehtë për djegie (EL-1) për 86 denarë për një litër, ndërsa Mazuti M-1 NS për 48,268 denarë për një kilogram.
Nga KRRE potencojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje tek benzinat mesatarisht për 0,225%, tek dizeli për 1,960%, te kvaji ekstra i lehtë për 1,619% dhe tek mazuti për 1,445%. Kursi i denarit në krahasim me dollarin, megjithatë është më i ulët për 0,042%.
