Oda Ekonomike, trajnim për zbatimin e efikasitetit energjetik

09.03.2015 14:21

Oda Ekonomike e Maqedonisë, prej sot deri më 15 mars ka shpallur thirrje për trajnimin e punëtorëve të ndërtimit për zbatim të efikasitetit energjetik në ndërtimtari...

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë thonë se aktualisht nuk ngecin me kuadër, por qëllimi i shpalljes është që të njëjtit të fitojnë certifikatën e njohur ndërkombëtarisht.

“Maqedonia nuk është shumë prapa vendeve tjera evropiane, veç më ndërtohen objekte me efikasitet energjetik. Ekzistojnë punëtorë të cilët zbatojnë masa të efikasitetit energjetik, por qëllimi është që ata të certifikohen dhe të posedojnë një dokument. Në kuadër të projektit do të trajnohen 200 trajnerë për efikasitet energjetik , të cilët më tej do të zbatojnë trajnimin e punëtorëve. Sipas strategjisë evropiane 20-20 për efikasitet energjetik deri në vitin 2020,  9.600 punëtorë duhet të trajnohen që të mund Maqedonia të zbatojë qëllimet e strategjisë”- deklaroi Jadranka Arizankova nga OEM.

Arizankova, po ashtu potencoi se 35% të objekteve publike duhet të rikonstruohen. Kandidatët e interesuar për trajnerë të ardhshëm të masave për efikasitet energjetik do të mund të paraqiten deri më 15 mars në Odën Ekonomike të Maqedonisë, ose mund të aplikojnë nëpërmjet mënyrës elektronike në adresën: [email protected]. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)