Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Kyçyk: S’janë kushte bullgare

18.09.2023 16:03

Eurodeputeti, Ilhan Kyçyk, njëherit edhe raportues për Maqedoninë e Veriut në organin ligjvënës të BE-së...

Eurodeputeti, Ilhan Kyçyk, njëherit edhe raportues për Maqedoninë e Veriut në organin ligjvënës të BE-së, ka ripërsëritur se ndryshimet kushtetuese që duhet t’i implementojë Maqedonia e Veriut nuk janë kushtet e kërkuara nga Sofja, por detyrime që dolën nga propozimi francez, e që inkoropohen në kornizën negociuese, rrjedhimisht, Kyçyk i quan përcaktim evropian.
 
Për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj. Besoj se do të gjendet arsyeja politike dhe RMV-ja do t’i përmbushë obligimet e veta. Këto nuk janë kushte bullgare, por një përcaktim evropian i votuar nga të dyja palët. Hyrja në BE do të thotë rregulla dhe përmbushje të detyrimeve.
 
Këtë koment, raportuesi për vendin tonë në PE, Kyçyk, e ka thënë në Sofje për mediat bullgare në konferencën “Unioni gjithnjë e më i ngushtë - kontributi i Bullgarisë për integrim të plotë”, që organizohet nga grupi politik “Renew Europe” në Parlamentin Evropian, e që ka për qëllim nxitjen e debateve për përafrimin e popujve evropian përpara zgjedhjeve të rëndësishme të BE-së vitin e ardhshëm. 
 
Ditë më parë kryesuesja e KE-së, Ursula Von Der Leyen, përpara eurodeputetëve në Strazburg, tha se unioni duhet t’i jep prioritet më  shumë zgjerimit se sa thellimit apo reformave të brendshme, sepse sipas saj zgjerimi me vende të reja, sidomos me Ballkanin Perëndimor, më shumë se zgjerim është siguri, pasi këtë të fundit po e dikton lufta, që tashmë ka hyrë në kontinentin e Evropës.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU