Botë
Përmbytjet në Libi, OKB-ja paralajmëron përhapjen e sëmundjeve
18.09.2023 17:55
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi i ndonjë sëmundjeje në Libi...

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi i ndonjë sëmundjeje në Libi mund ta përballë këtë vend me “krizë të dytë shkatërruese”, pas një jave të vërshimeve masive, të cilat e kanë shkatërruar qytetin bregdetar Derna dhe i kanë lënë mijëra njerëz të vdekur.
Zyrtarët lokalë, agjencitë e ndihmës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë “janë të shqetësuara për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, kryesisht për shkak të ujit të kontaminuar dhe mungesës së kanalizimeve”, kanë thënë Kombet e Bashkuara.
Vërshimet i kanë lënë të vdekur rreth 3,300 persona dhe mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur, prej kur stuhia “Daniel” ka zbarkuar në këtë shtet më 10 shtator.
Dhjetëra mijëra banorë të traumatizuar, tani janë të pastrehë dhe në nevojë të madhe për ujë të pijshëm, ushqime dhe produkte bazike, teksa rriten rreziqet për diarre, dehidrim dhe kequshqyerje, kanë paralajmëruar agjencitë e OKB-së.
