Maqedoni

Marsh protestues për rastin “Onkologjia”

18.09.2023 20:02

Drejtësi për viktimat e Onkologjisë, arrestim për ish ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe...

Drejtësi për viktimat e Onkologjisë, arrestim për ish ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe ishin porositë të cilat dolën nga protesta e organizuar nga Iniciativa qytetare për rastin e Onkologjisë. Protestuesit pohuan se kjo Qeveri e përqëndruar vetëm në tender, krim dhe korupsion nuk është e interesuar që autorët e këtij krimi të dalin para drejtësisë.
 
“Përgjegjësi për Monstrat që janë të ngarkuar për këtë që po na ndodhë, për këtë kaos që po zgjatë me decenie, nuk është vetëm Onkologjia është edhe spitali modular në Tetovë dhe Besa Trans ku vdiqën 46 njerëz, të gjitha këto janë jetë njerzish. Ne po protestojmë për neglizhencën e institucioneve, neglizhencën e Qeverisë e ti gjejmë personat përgjegjës për këtë që po na ndodhë në shëndetësi.”, tha Aleksandar Panajoti, organizator i protestës.
 
Shumë qytetarët në mesin e protestuesve kishin humbër një anëtarë të familjes në Onkologji, e të cilët pohuan se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.
 
“Para 6 muajve e kanë mbytur nënen time, dhe për këtë kamë lëshuar padi penale ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, por në fund u ballafaqova me presione nga më të ndryshmet.”, tha një qytetar.
 
“Nuk e di a ka fjalë që mund ta përshkruan dhimbjen e këtyre njerzve të cilët qajnë dhe luten për ndihmë. Secili prej nesh mud të jetë pacientë i Onkologjisë, prandaj sot duhet të protestojmë që të nesërmën ta kemi më të mirë.”, u shpreh një qytetare.
 
“Së pari erdha për Onkologjinë, por më së shumti më dhemb për vajzën time e cila është pacient i Onkologjisë, dhe ja kanë ndryshuar diagnozën para disa muajve vetëm për shkak tabletave. Vazhdimishtë ndëgjojmë vetëm tendera tendera. Tabletat që tani ja kanë dhënë nuk mund ti duron.”, tha një qytetare.
 
Protestuesit bënë apel të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie, ti bashkohen kësaj proteste, sepse pacient të Onkologjisë janë të gjithë qytetarët, ato protestuan edhe për Spitalin Modular, dhe për aksidentin e Besa Transit ku akoma askush sipas tyre nuk ka marë dënimin e merituar. 
 
FITIM KRYEZIU