Qeveria e RMV-së me vendim, ulen e çmimet e mbi 50 produkteve ushqimore

19.09.2023 10:19

Qeveria në mbledhjen e sotme....

Qeveria në mbledhjen e sotme duhet të marrë vendim me të cilin do të ulen çmimet e mbi 50 produkteve ushqimore për  të paktën 10 për qind. Produktet që përfshihen me vendimin në markete do të shënohen me çmim të garantuar.

“Ka shumë më shumë se 50 produkte, por rreth 25 janë kategori të produkteve, që do të thotë se ka pemë – ka një lepezë të llojeve të pemëve, ka perime – ka lepezë të ndryshme të perimeve. Për sektorë të caktuar mund të zbatohet në mënyrë lineare për disa produkte nga prodhues dhe importues të ndryshëm. Si numër janë mbi 50 produkte që nga e mërkura duhet të kenë çmim të ulët”, bëri të ditur  ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.