Ukraina për ndalesën në importet bujqësore padit Sllovakinë, Poloninë dhe Hungarinë
Ukraina ka dorëzuar padi në Organizatën Botërore të Tregtisë...

Ukraina ka dorëzuar padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, për shkak të ndalesave të tyre në importet e mallrave ushqimore.
Kufizimet e tilla i shkelin obligimet ndërkombëtare të fqinjëve evropianë të Ukrainës. Në anën tjetër, këto vende të Bashkimit Evropian, kanë thënë se ndalesat janë të nevojshme për t’i mbrojtur bujqit nga importet e lira.
Është thellësisht e rëndësishme për ne të dëshmojmë se vendet individuale nuk mund t’i ndalojnë importet e mallrave ukrainase.
Për këtë arsye jemi duke nisur padi kundër Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë në OBT”, ka thënë ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julia Svyrydenko.
Por Polonia ka thënë se do ta vazhdojë ndalesën, pavarësisht padisë.Javën e kaluar, Komisioni e ka përmendur se vendet nuk mund të marrin vendime individualisht për politikën e bllokut evropian me 27 anëtarë.
Mirëpo, qeveritë në Budapest, Varshavë dhe Bratislavë e kanë sfiduar vendimin.
