Maqedoni

LSM-ja paralajmëroi grevë, kërkojnë rritje urgjente të pagave

19.09.2023 14:46

Vjeshtë e nxehtë sindikale do të fillojë nga 27 shtatori, paralajmëruan nga LSM-ja....

Vjeshtë e nxehtë sindikale do të fillojë nga 27 shtatori, paralajmëruan nga LSM-ja. Punonjësit në Prokurori dhe gjykata do të dalin në grevë javën e ardhshme, për të marrë kompensimet e garantuara me ligj, si dhe për të rritur pagat njëlloj, siç janë rritur  për funksionarët në vlerë prej 78 për qind. 
 
“E shfrytëzojmë këtë rast që t’u tregojmë ministrave, udhëheqësve, se duhet ta aplikojnë marrëveshjen kolektive për sektorin publik dhe urdhëresën për rritje prej 10% të rrogave. Të punësuarit nuk do të jenë të kënaqur me rritje prej 10%, respektivisht rritjen shtesë prej 10% në pagat e tyre kur marrim parasysh se funksionarët pa asnjë meritë, pa asnjë produktivitet të rritur në raport me rritjen e pagave për 78%, i shijojnë përfitimet e vendimit të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese.”, - deklaroi kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov. 
 
“Greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave dhe do të punohet vetëm për rastet urgjente të përcaktuara me ligj. Bëhet fjalë për rreth 2,500 punonjës,  për të cilët janë kërkuar mjete në ribalansin e Buxhetit.”, - theksoi nënkryetari i LSM-së, Tërpe Deanoski. 
 
LSM-ja me kërkesë, që të mos ketë përplasje  politike gjatë debatit për ligjet me të cilat do të sigurohet mjete për rritje të pagave për 10 për qind për punëtorët në sektorin publik. Po ashtu potencojnë se presin përgjigje për iniciativën e dorëzuar, që deputetët të anulojnë rritjen e pagave për  funksionarët e emëruar.
 
FLUTURA LATIFI