Maqedoni

Sesioni i 78-të në APKB, vazhdojnë debatet mbi sfidat botërore

19.09.2023 15:03

Në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara...

Në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të  Bashkuara, vazhdon skema e debateve nga krerët botëror mbi  pasojat socio-ekonomike nga pandemia, ndikimi i vazhdueshëm i luftës në Ukrainë, sfidat me ndryshimet klimatike, shëndetësia dhe tema të tjera që tangojnë mbarë botën. Krerët e shteteve dhe qeverive paraqesin opsione për zgjidhjen e problemeve të ndërthurura globale, për të çuar përpara paqen, sigurinë dhe zhvillimin. 

Në forumin e lartë politik për zhvillim të qëndrueshëm, është diskutuar për zhvillim nacional të shteteve, ku presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, ka theksuar  kornizën e miratuar  për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm 2021-2025 dhe ndihmën e Kombeve të Bashkuara në implementimin e pikave kryesore të kornizës si: investimin në ardhmëri, si kusht për zhvillim ekonomik, çështja e energjetikës  dhe konsensusi për zhvillim shoqëror që tejkalon dallimet etnike, religjioze dhe politike.
 
“Me plotësimin e këtyre  përpjekjeve do të arrijmë tre qëllime: E para, kontributi për planet më të sigurta,  e dyta, do të implemenojmë 70% nga kriteret për anëtarësim në BE dhe  do të ballafaqohemi me sfidën më urgjente – ikjen masive të të rinjëve.”, - theksoi kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski. 
 
Në orët  e pasditës zhvillohet  debati i përgjithshëm i sesionit, i hapur nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, i cili do të prezantojë raportin vjetor mbi aktivitetet e organizatës.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU