Maqedoni
Gjykata Penale, Shkup, anulohet gjykimi për rastin “Target-Fortesa”
19.09.2023 15:16
Me kërkesë të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit u anulua seanca gjyqësore...

Me kërkesë të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit u anulua seanca gjyqësore për rastin e përgjimeve “Target-Fortesa”. Prokuroria këtë kërkesë e arsyetoi me nevojën se i nevojitet më shumë kohë që të vendosë se si do të deklarohet për veprat penale, për të cilat po gjykohen të akuzuarit.
“Duke marrë parasysh përcaktimet ligjore nga ndryshimet ligjore të Kodit Penal, përkatësisht çështjet juridike që dalin nga i njëjti dhe ndikimin e tyre në kualifikimin juridik të veprave penale për të cilat ndiqen të akuzuarit derisa të sillet vendim adekuat prokurorial, kërkoj të anulohet seanca e caktuar”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë drejtuar Gjykatës Penale në Shkup. Gjykatësi, Ilija Tërpkovski, për shkak të kësaj kërkese e anuloi seancën gjyqësore për 4 tetor.
Në rastin “Target-Fortesa” janë të akuzuar 12 persona, të cilët me vendim jo fuqiplotë janë dënuar me 55 vite heqje lirie dhe 10 vite burg me kusht. Në mesin e të dënuarve janë ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska.
