Maqedoni
ShA “Ujësjellësi”, punëtorët në protesta për mosmarrjen e rrogave
19.09.2023 16:14
Nga shtatori nuk do të ketë para për rroga për të punësuarit në Ndërmarrjen Aksionare të Ujësjellësit...

Nga shtatori nuk do të ketë para për rroga për të punësuarit në Ndërmarrjen Aksionare të Ujësjellësit, prandaj të punësuarit dhe Agro Sindikati protestuan para Qeverisë. Javën e kaluar, ata e kanë njoftuar Qeverinë dhe institucionet tjera se po u ngecë edhe rroga e dytë.
“Qeveria ka për obligim të sqarojë se çfarë mendon me shoqërinë aksionare, a mendon se duhet të ekzistojë shoqëria aksionare, e ka për obligim të sqarojë për 550 të punësuar, se përse nuk ka rroga për të punësuarit e ndërmarrjes që ajo e ka themeluar. E ka për obligim t’u sqarojë 550 familjeve, të cilat kanë mbetur pa sigurim shëndetësor.”, - deklaroi kryetari i Agro Sindikatit, Igor Kitanovski.
“Nëse Qeveria nuk gjen zgjidhje, si pronar i vetëm i shoqërisë aksionare, ne javën e ardhshme do të marrim masa, mund të futemi edhe në grevë.”, - u shpreh Kosta Mallzarkov nga Sindikata e ShA "Ujësjellësi".
Në protestë kanë dalë vetëm një pjesë e të punësuarve, pasi siç u tha nga protestuesit, një pjesë e kolegëve kanë mbetur në procesin e punës për të furnizuar me ujë ndërmarrjet komunale dhe sipërfaqet bujqësore të mos mbeten pa ujë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
