Maqedoni

Kodi Penal, Trajanov: Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve

19.09.2023 16:38

Në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar iniciativa ku kërkohet që të shqyrtohet...

Në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar iniciativa ku kërkohet që të shqyrtohet kushtetutshmëria e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal. Këtë nismë e ka dorëzuar kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, i cili krahas kontestimit të ndryshimeve në Kodin Penal, i kërkon gjykatës, që sipas detyrës zyrtare, të sjellë një masë të përkohshme për shtyrjen e zbatimit të ndryshimeve në Kodin Penal deri në vendimin përfundimtar në lidhje me iniciativën.
 
“Amnistohen të gjithë bartësit aktual të funksioneve, ndërkohë që kemi shumë informacione të prezantuara ndaj opinionit se një numër i madh është i përfshirë në kriminalitet dhe korrupsion. Në parim, të gjitha këto vepra kriminele janë të lidhura me tenderimet publike. Ka vlerësime se mbi 90% të prokurimeve publike janë të kurdisura. Dhe nëse nuk  mbrohet prona shtetërore përmes lartësisë së dënimit, atëherë absolutisht kriminaliteti do të rritet.”, - deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. 
 
Në nismën për Gjykatën Kushtetuese, Trajanov tregon detyrimin që dispozitat kushtetuese për shtetin e së drejtës dhe ligjet të zbatohen njësoj për të gjithë, si dhe nevojën për të mbrojtur pronën shtetërore nga abuzimet nga bartësit e funksioneve publike. Ndryshimet në Kodin Penal, ku ndër të tjera ulen dënimet në nenit 353 për shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe nenit 354 për bashkim kriminal, parashikojnë vjetërsimin e disa veprave për të akuzuarit në lëndët që u hapi ish-Prokuroria Speciale Publike.
 
SANIJE DURAKU