Botë

Azerbejxhan, operacion kundër terrorizmit në Nagorni-Karabak

19.09.2023 17:25

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë se ka nisur operacione kundër terrorizmit...

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë se ka nisur operacione kundër terrorizmit në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që është nën kontrollin e Armenisë.
 
Tensionet kanë qenë të larta që disa muaj në këtë enklavë etnike armene, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit. Njëmbëdhjetë zyrtarë policorë të Azerbajxhanit dhe civilë është raportuar të jenë vrarë si pasojë e një shpërthimi me mina dhe një incidenti tjetër. Sirenat ajrore është raportuar të jenë dëgjuar në qytetin kryesor të Karabakut.
 
Zyrtarë të mbrojtjes armene në rajonin e shkëputur kanë thënë se ushtria e Azerbajxhanit e ka shkelur “armëpushimin në linjat e kontaktit përmes sulmeve me raketa”. Dy vendet fqinje, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë luftuar dy herë për Nagorno-Karabakun, njëherë në fillim të vitit 1990, pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe më pas në vitin 2020.