Botë

Biden, thirrje botës të qëndrojnë afër Ukrainës

19.09.2023 18:31

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje liderëve botërorë...

Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të qëndrojnë afër Ukrainës, derisa ajo po lufton pushtimin rus.
 
“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë që të jetë brutale ndaj Ukrainës, pa ndonjë pasojë.”, ka thënë Biden, në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Nëse e lejojmë Ukrainën që të gërmohet, a është e sigurt pavarësia e ndonjë vendi?”
 
Biden, është duke bërë vazhdimisht thirrje që aleatët e Shteteve të Bashkuara ta mbështesin Ukrainën, me arsyetimin se bota duhet t’i dërgojë sinjal presidentit rus, Vladimir Putin, se ai nuk do të mund t’i bëjë ballë Perëndimit. Fjalimi i tij është përcjellë me duartrokitje kur ka thënë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë me Ukrainën në luftën e saj për liri.
 
“Rusia është ajo që e mban përgjegjësinë për këtë luftë. Rusia e ka forcën që ta ndalë këtë luftë menjëherë.”, ka thënë presidenti amerikan, Biden.