Botë
Alarm në Kapitol, evakuohet stacioni i policisë për shkak të një automjeti të dyshimtë
19.09.2023 20:05
Departamenti i Policisë së Kapitolit në Uashington është duke evakuuar zonën...

Departamenti i Policisë së Kapitolit në Uashington është duke evakuuar zonën ndërsa oficerët po hetojnë një automjet të dyshimtë.
Një qen policie kontrolloi automjetin dhe policia urdhëroi menjëherë evakuimin.
Policia e Kapitolit është përgjegjëse për sigurinë brenda dhe përreth kompleksit të Kapitolit, ku ndodhen dy dhomat e Kongresit.
