Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB

20.09.2023 10:05

Shqipëria kryeson sot Debatin e Hapur..

Shqipëria kryeson sot Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara. Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit, i cili do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, do të ketë në fokus temat e sigurisë, paqes dhe luftës në Ukrainë.

Debatin e hapur, kryeministri shqiptar Rama do e drejtojë në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit amerikan, Joe Biden.

Do të takohet dhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski me të cilin do të nënshkruajë dhe një deklaratë.

Një ditë para mbajtjes së debatit të hapur, kryeministri Rama dha një videomesazh nga Nju Jorku ku bëri me dije se Shqipëria do të vërë theksin te nevoja për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë, sipas tij, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos të paqes e sigurisë.