Takimi Kovaçevski-Lajçak: Me hapin e ardhshëm, RMV të ruajë kursin evropian

20.09.2023 11:14

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Nju Jork u takuan me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Në takim është folur për çështjet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe rajon dhe implikimet e saja në një kontekst më të gjerë të sigurisë.

Bashkërisht është konstatuar se është e nevojshme të ruhet kursi evropian në periudhën e ardhshme, në mënyrë që shteti të sigurojë zhvillim si dhe të kontribuojë në stabilitetin evropian, ndërsa për të cilin vendi ka mbështetje të fuqishme në Bashkimin Evropian, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik.

Lajçak dhe Kovaçevski konstatuan se mossuksesi i Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe mossukses i Bashkimit Evropian.