Botë
Merkel, e dëshiron Athinën në Eurozonë
09.03.2015 17:21
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dëshiron që Greqia të qëndrojë brenda Eurozonës...

Kjo është thënë nga vetë Merkel gjatë vizitës që po zhvillon në Japoni. E kam thënë gjithmonë dhe do ta them edhe këtu sërish se ne duam që Greqia të qëndrojë brenda Eurozonës. N
e kemi punuar pikërisht për këtë gjë për vite me radhë, tha Merkel, duke shtuar gjithashtu se ka dy anë të medaljes: “nga njëra anë kemi solidaritetin e partnerëve evropianë dhe nga ana tjetër përmbushjen e reformave dhe detyrimeve që ka marrë përsipër Greqia”.
Por kancelarja gjermane nuk ka lënë mënjanë edhe problemet brenda Japonisë, duke i bërë thirrje kësaj të fundit të përballet më të shkuarën e luftës.
Pjesë e fjalës së saj ishte edhe konflikti në lindje të Ukrainës, për të cilin Merkel fajësoi Rusinë, por shtoi se diplomacia mundet sërish të zgjidhë situatën.
Merkel, ndodhet në Japoni me rastin e 70 vjetorit të humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, pasojat e së cilës ende reflektohen me fqinjët e saj, si Kina dhe Koreja e Jugut.
ERSAN PAJAZITI
