Operacioni ushtarak në Azerbejxhan rezultoi me të vrarë dhe të plagosur
20.09.2023 11:52
Azerbajxhani nisi një operacion ushtarak...

Azerbajxhani nisi një operacion ushtarak kundër forcave armene pasi 11 policë dhe civilë u vranë nga një shpërthim i minës.
Autoritetet e Nagorno-Karabakut pretendojnë të ketë dhjetra të vrarë dhe të plagosur nga ky opercaion ushtarak.
Baku akuzoi Jerevanin për bombardimin e pozicioneve ushtarake të Azerbajxhanit. Pashyan mblodhi Këshillin e Sigurimit dhe kërkoi një reagim nga Kombet e Bashkuara.
Ndërkohë Kryetari i OSBE-së, Osmani, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pati takim me ministrat e jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë në të cilin bëri thirrje për ulje të menjëhershme të tensionit.
