Pensionistët sërish në protesta, autoritetet bëjnë analiza nëse mund të përballohet rritja e pensioneve
Organet kompetente bëjnë analiza....

Organet kompetente bëjnë analiza, ndërsa pensionistët po e humbin durimin. Në ditën botërore të pensionistëve (20 shtator) pritet të ketë protesta të mëdha para Qeverisë së RMV-së.
Pensionistët për herë të dytë mblidhen për të protestuar, pasi para një muaji morën premtim nga autoritetet se grupet e punës në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do t’i shqyrtojnë kërkesat e tyre dhe do të propozojnë zgjidhje konkrete.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, para dy ditëve deklaroi se deri në fund të shtatorit pret propozime konkrete nga grupet e punës. Por kjo porosi, megjithatë nuk i qetësoi pensionistët, për të cilët është e papranueshme që pensionet të rriten për 6%, sipas metodologjisë së konfirmuar, në kushte kur harxhimet për jetesë janë rritur në mënyrë drastike në vitet e fundit.
Ndërkohë rritja lineare e pensioneve, sipas përllogaritjeve, do t’i kushtojë shtetit rreth 230 milionë euro në vit.
Një shumë jo e vogël, sidomos kur merret parasysh se si dhe për sa po mbushet gropa në fondin e pensioneve, e cila çdo vit sa vjen e bëhet më e madhe.
