Botë

Rusi, dy të akuzuar lidhur me vrasjen e Nemtsovit

09.03.2015 17:25

Dy persona janë akuzuar për pjesëmarrje në vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov, derisa pesë të dyshuar në këtë rast janë paraqitur në një gjykatë në Moskë...

Anna Fedeyeva, zëdhënëse e Gjykatës “Basmani” në Moskë, tha se dy persona, Zaur Dadayev dhe Anzor Gubashev, janë akuzuar për vrasje të Boris Nemtsovit, ndërsa tre të tjerët ende janë të dyshuar. 
 
Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar se gjyqtarja, Natalya Mushnikova, ka thënë se Dadayevi ka pranuar para hetuesve se ishte i involvuar në vrasje.
 
Por, sipas agjencive të lajmeve të pavarura dhe atyre të udhëhequra nga shteti, Dadayevi nuk e ka pranuar fajësinë në sallën e gjykatës.
 
I dyshuari tjetër, që është akuzuar nga autoritetet, Anzor Gubashev, ka refuzuar se është fajtorë.
 
Megjithatë, të gjithë të dyshuarit mbeten në arrest deri më 28 prill.
 
ERSAN PAJAZITI