Maqedoni
Dita botërore, fëmijët me ngecje në zhvillim janë të diskriminuar
20.09.2023 16:01
Me moton “Një JO me zë të lartë për diskriminimin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara zhvillimore"...

Me moton “Një JO me zë të lartë për diskriminimin ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara zhvillimore" sot është shënuar Dita Botërore e Ndërgjegjësimit. Në RMV, rastet në ngecje të zhvillimit në rritje tek fëmijët janë të shumta, shembull është një qytetare e vendit. Ljubica, kur vuri se re vajza e saj pesë vjeçare Jana, nuk po rritej si të tjerët, në atë moshë, ajo dukej sikur të ishte tre vjeç. Ajo i kërkoi rekomandim pediatrit dhe nga Klinika e Endokrinologjisë ia konfirmuan dyshimet se Janës i ishte shqetësuar hormoni i rritjes. Ata kanë pritur katër muaj për terapinë. Ljubica zbulon gjithashtu se disa fëmijë me rritje të ngecur përballen me diskriminim. Ka raste kur nuk mund të regjistrohen në shkollën ku duan të mësojnë.
“Për shkak të disa arsyeve të çrregullimit të rritjes, disa fëmijë nuk u lejuan të regjistroheshin në shkollën e zgjedhur që ata duan të mësojnë. Unë personalisht nuk e kam ndjerë këtë ende në lëkurën time. Fëmija im është në klasën e pestë, shpresoj që mos të përballohem me këtë gjë.”, - theksoi prindi i një fëmije me ngecje në zhvillim, Ljubica Bogovski.
Nëse fëmija juaj vesh të njëjtat rroba dhe të njëjtin numër këpucësh për disa vite, kjo është një tregues se ai ka një çrregullim të rritjes. Gjatësia e fëmijës duhet të matet dy herë në vit.
“T'i kontrollojmë të paktën katër herë në vit, duke vendosur në instrumentin që tregon rritjen e fëmijëve, që është në dispozicion te çdo mjeku pediatër, por edhe në Klinikën e sëmundjeve të fëmijëve, ku fëmijë të caktuar do t'i vendosim në një terapi të caktuar, për t’i kontrolluar rregullisht në klinikë në çdo tre muaj.”, - deklaroi prof. dr. Konstandina Kuzevska-Maneva nga Klinika për sëmundje të fëmijëve.
“Fëmijët tuaj tani kanë mundësinë që të diagnostikohen menjëherë me një çrregullim të rritjes dhe të marrin terapinë që është absolutisht e nevojshme.”, - u shpreh kryetari i Shoqatës “Rritje”, Aleksandar Petrovski.
Hormoni është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin normal të fëmijës, ai përcakton strukturën e trupit dhe funksionimin e tij. Në vend janë diagnostikuar 140 fëmijë me ngecje të rritjes dhe të gjithë marrin terapinë e nevojshme, por numri është më i madh pasi këta fëmijë kërkojnë me vonesë ndihmën mjekësore.
SEDAT SELIMI
