Maqedoni
Greqia paralajmëron masa të besimit me Maqedoninë
09.03.2015 17:28
Greqia planifikon të ndërtojë masa të besimit me Maqedoninë me qëllim që të arrihet deri te zgjidhja e kontestit me emrin...

Greqia planifikon të ndërtojë masa të besimit me Maqedoninë me qëllim që të arrihet deri te zgjidhja e kontestit me emrin, por që irredentizmi paraqet problemin krucial në Maqedoni, shkruan “Katimerini”.
Ky shkrim vjen pas takimit të shefave të diplomacisë të të dyja vendeve në Riga, Nikos Kocias dhe Nikolla Poposki.
Gjatë takimit të ministrave në Riga të Kocias, ministri grek bëri të ditur që Athina qëndron pas dëshirës për të gjetur një zgjedhje të përbashkët rreth kontestit të emrit, gjegjësisht të gjendet një emër me përcaktim gjeografik i pranueshëm për të dyja palët.
Në ndërkohë, lideri i grekëve të pavarur, Panos Kamenos, në kongresin e gjashtë partiak tha se nuk shmangen nga “linjat e kuqe”.
“Kemi bërë me dije që nuk do t’iu shmangemi linjave tona të kuqe. Për termin “Maqedoni” nuk vjen parasysh të diskutohet. Pa marrë parasysh sa do të pajtohen të tjerët, ne do të mbesim pas qëndrimit tonë edhe nëse ajo nënkupton që do të mbetemi vetë. Ne nuk e gënjejmë popullin grek, dhe nuk parashohim një gjë të tillë në të ardhmen”.
Ministria e Jashtme e Greqisë po ashtu ka thënë se çdo vendim për sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në NATO ose BE do të bazohet në kriteret e njëjta që zbatohen për të gjitha vendet kandidate.
BESA JASHARI
