Maqedoni

Alternativa-Besa-LD: Dorëzuam kallëzim për dyshim për korrupsion

20.09.2023 17:04

Përmes një konference për media nga partitë opozitare Alternativa, Besa dhe LD-ja...

Përmes një konference për media nga partitë opozitare Alternativa, Besa dhe LD-ja, njoftuan se kanë dorëzuar kallëzim për dyshim për Korrupsion dhe konflikt interesi në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
 
“Baza e këtij kallëzimi është dyshimi ynë se ka korrupsion dhe konflikt interesi në relacionet e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim me kompaninë “Eurovia”, e cila paraqitet edhe si donatore e kësaj partie, por edhe si kontraktuese në punët që do të zhvillohen në Korridorin 8. Për informacion të opinionit, kjo kompani është donatore kryesore e BDI-së, duke i dhënë asaj rreth 70,000 euro vetëm në vitin 2022. Në anën tjetër, pikërisht kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1,8 milion euro nga Ministria e Jashtme, e cila drejtohet nga ministri i BDI-së, Bujar Osmani, ndërsa ajo paraqitet edhe si nënkontraktuese e Korridorit 8, ku përgjegjës për realizimin e punimeve nga ana e Qeverisë është zëvendëskryeministri i parë, po ashtu kuadër i BDI-së, Artan Grubi.”, thonë nga kjo parti.