Maqedoni

Debat rreth kancereve gjinekologjike, ShGjOM: Gratë të bëjnë kontrolle parandaluese

20.09.2023 17:22

Në realitet ekzistojnë programe për skriningje gjinekologjike, por vetëm 28 për qind e grave janë paraqitur për kontrolle...

Në realitet ekzistojnë programe për skriningje gjinekologjike, por vetëm 28 për qind e grave janë paraqitur për kontrolle parandaluese për skriningun e kancerit gjinekologjik, paralajmëroi Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë. Ata thonë se pjesëmarrja është minimale në zonat rurale, por se edhe në qendrat më urbane mungon edukimi dhe kultura shëndetësore. Për të rritur vetëdijen rreth kancereve gjinekologjike, kjo shoqatë organizoi debat publik. 
 
“Debati ka të bëjë me atë se si të kapërcejmë sfidat në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit gjinekologjik, ku jemi tani dhe ku po shkojmë. Qëllimi është që të bashkohen të gjitha institucionet që janë relevante për atë që po ndodh me parandalimin, zbulimin e hershëm dhe terapinë e kancerit gjinekologjik.”, - deklaroi kryetari i ShGjOM-së, Gligor Tofoski. 
 
Sipas frekuencës, në vendin tonë më të përhapurit janë kanceri i qafës së mitrës, i endometrit, pra i shtresës së brendshme dhe kanceri i vezoreve. MAGO-ja thekson se përveç sensibilizimit, është e nevojshme që të ketë një skrining të organizuar me një mbulim të madh të popullatës femërore.
 
Që nga viti 2015 protokollet e skriningut kanë ndryshuar dhe ka edhe udhëzime nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, se është e nevojshme të kalohet nga testi Papanikolau në testin HPV, si skrining parësor.”, - theksoi kryetari i Shoqatës për Patologji të qafës së mitrës, Goran Dimitrov. 
 
Nga Shoqata për ndihmë dhe përkrahje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike “Femina-M” theksuan se sipas vdekshmërisë, kanceri i qafës së mitrës është shkaktari i katërt në raport me të gjitha kanceret e tjera, prandaj është e nevojshme ngritja e vetëdijes së publikut për ekzaminimet mjekësore parandaluese.
 
BELINDA KOKA ADEMI