Maqedoni

Mickoski dhe Gruevski, shkëmbim akuzash për përçarje në VMRO-DPMNE

20.09.2023 18:34

Ndryshimet e fundit në Kodin po përplasin kryetarin aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski...

Ndryshimet e fundit në Kodin po përplasin kryetarin aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, me ish-kreun e kësaj partie, njëherit edhe ish-kryeministër, Nikolla Gruevski.
 
Pas një interviste të Mickoskit për Frankufurter Algemajne Frankfurt, ku pretendonte se Gruevski po zhvillon komunikim të fshehtë me Qeverinë, dhe demantimin e Gruevskit, me pyetjen drejtuar Mickoskit, nëse mund t’i argumentojë pretendimet, Mickoski kundërpërgjigjet se nuk ka ndërmend që me shkrime publike në facebook të bëhet pjesë e skenarit për krijimin e përçarjes në interes të qeverisë aktuale. 
 
“Nikolla, nuk kam ndërmend me korrespondenca publike të bëhem pjesë e skenarit të krijimit të përçarjes në favor të kësaj qeverie. Një ditë kur të takohemi ballë për ballë do t’ju tregoj detajet nëse jeni gati t’i dëgjoni. Nuk do të lejoj të harrohet se çfarë po bën kjo qeveri kriminale për të qëndruar gjithnjë e më gjatë, duke krijuar atmosferë ku humbet shpresa e qytetarëve për drejtësi. Nëse doni përçarje, ky është vendimi juaj, të cilin unë jam gati ta kundërshtoj, sepse nuk është betejë personale, por betejë për Maqedoninë, e cila po zhytet gjithnjë e më shumë në krim, ku gjithçka shkon kundër vullnetit të qytetarëve. Ndërsa, ne politikanët jemi të zgjedhur nga populli dhe i përgjigjemi popullit për veprimet tona. Për Maqedoninë nuk duhet të ketë pazar dhe marrëveshje nën tavolinë. Nuk do të lejoj marrëveshje personale në kurriz të interesit kolektiv. Ky nuk është viti 2018, kjo është një kohë tjetër. Siç thoshe, “e vërteta herët a vonë do të dalë në pah” dhe të vërtetën e dimë unë dhe ti, por duket se e dinë edhe të tjerët të cilët e thonë publikisht këto ditët e fundit, qartë dhe me zë më të ulët apo më të lartë.”. 
 
Në reagimin e Mickoskit reagon sërish nëpërmjet facebookut ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, sipas të cilit me sulmet ndaj tij, Mickoski po kërkon alibi për mosarritjen e rezultatit të pritur në zgjedhjet e ardhshme. 
 
“Sot arriti përgjigja e Mickoskit. Dhe siç prisja pa asnjë argument, pa kurrfarë dëshmie apo diçka e ngjashme. Më the të thash, të tipit “po dëgjohet”, “flitet zëshëm”, “lavdërohen” etj. Kjo është politikë? Kështu udhëhiqet partia? Kështu krijohet unitet në parti? Mickoski e plotësoi dëshirën shumëvjeçare që të hyjë në konflikt publik dhe sulme ndaj meje. Dikush i ka thënë se kjo i shkon në favor.  Provokimet nga ana e tij nuk janë prej dje, por në provokimin e tij të djeshëm nuk munda të mos përgjigjem, të paktën me pyetje, sa për të nxjerrë në sipërfaqe se Hristian Mickoski në mënyrë të përforcuar krijoi kundërshtarë të rinj, në vend që të merret me pushtetin, të cilin prej shtatë vitesh nuk po mund ta rrëzojë edhe përkundër paaftësisë së tyre, korruptim dhe mungesë idesh. Po krijon alibi për çdo gabim eventual në të ardhmen apo vendim të gabuar, alibi për rezultatet e ardhshme zgjedhore, të cilat me këtë mendje nuk do të jenë ato që priten nga të gjithë ne. Ka shkruar se kam dashur të shkaktoj përçarje dhe ai nuk ka dashur publikisht të përplaset, do të më tregonte në katër sy, ndërsa më sulmoi nëpërmjet mediumit më të fuqishëm gjerman. Un e di, por edhe opinioni, se me asnjë veprim nuk kam bërë deri tani përçarje.”, theksoi Gruevski, sipas të cilit ai e sulmon fuqishëm LSDM-në, derisa Mickoski po e salmon atë, gjë që sipas Gruevskit është e çuditshme.  
 
SANIJE DURAKU