Maqedoni
Debat, të rinjtë nuk janë shumë të përfshirë në politikë
20.09.2023 18:10
Rini e organizuar dhe e përgatitur mirë mund të bëjë dallimin në politikë dhe të detektojë ngecjet...

Rini e organizuar dhe e përgatitur mirë mund të bëjë dallimin në politikë dhe të detektojë ngecjet në sistemin e një shteti, por ata janë shumë pak të përfshirë në proceset vendimmarrëse.
Kështu konstatuan përfaqësuesit në debatin me temë “Angazhimet për një të ardhme më të mirë të të rinjve – Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e të rinjve”, që u mbajt në Kuvend.
Të rinjtë, që kanë vendosur t’i futen politikës, kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të përfshihen, jo vetëm në sferën politike, por të futen në të gjitha institucionet shtetërore dhe të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse.
“Pikërisht pse është ndryshe nga ajo politikë që e kemi sot, kur vëren që diçka në sistem nuk funksionon duhet të bësh përpjeke për t’u futur brenda atij sistemi dhe të ndryshosh atë. Flas nga përvoja personale, ne si rinia social-demokrate arritëm së bashku edhe me ata që më herët e udhëhiqnin rininë, të luftojë për pjesëmarrjen e një të tretës në të gjitha organet dhe organet e partisë politike. Kur mundet atë ta bëjmë brenda partisë politike, pse jo edhe në shoqëri dhe në të gjitha institucionet shtetërore?!”, - theksoi kryetari i RSDM-së, Marko Mihailoski.
“Mua politika më intereson që i vogël. Nëse dikush ka shikuar emisione për formula, unë kam përcjellë emisione për politikë dhe e kam përzgjedhur unionin e forcave të reja të VMRO- DPMNE-së, sepse kam menduar se aktivitetin tim politik mund ta realizoj pikërisht përmes kësaj organizate, pasi që përshtatet me përcaktimin tim ideologjik.”, - u shpreh kryetari i UFR-së, Sergej Popov.
Të rinjtë duhet të luftojnë që t’i shprehin kërkesat dhe pritshmërinë e tyre dhe t’i bindin vendimmarrësit që t’i dëgjojnë, thonë nga fondacioni gjerman.
“Shikoni, të rinjtë janë ata që protestojnë. I shohim vazhdimisht në protesta, ata vazhdimisht e ngrenë zërin e tyre dhe tregojnë se zëri i tyre vazhdimisht nuk dëgjohet.”, - theksoi Daniel Braun nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.
Në Kuvend është nënshkruar edhe deklarata rinore, e cila ka për qëllim inkurajimin e bashkëpunimit aktiv mes të rinjve.
SANIJE DURAKU
