Botë

Rama dhe Mustafa, angazhohen për treg unik Shqipëri-Kosovë

09.03.2015 17:34

Tirana do të jetë pas dy javësh kryeqendra e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi më 23 mars këto dy vende do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të qeverive...

Gjatë vizitës së parë zyrtare në Tiranë, mysafiri nga Kosova, Isa Mustafa, është pritur nga krerët e lartë të shtetit, por thelbin e takimeve e ka deklaruar gjatë konferencës me kryeministrin Rama.
 
Bëhet fjalë pikërisht për një sërë marrëveshjesh që do të finalizohen në mbledhjen e fundmarsit.
 
Takimet e Mustafës kanë vijuar me presidentin, Bujar Nishani, kreun e Kuvendit, Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
 
Në takime, bashkëbiseduesit folën për forcimin e bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike.
 
LULJETA NDOKA