Konflikti në Nagorno-Karabakh, nisin bisedimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit
Azerbajxhani njoftoi sot mbërritjen e delegacionit armen...

Azerbajxhani njoftoi sot mbërritjen e delegacionit armen nga enklava e Nagorno-Karabakpër të nisur bisedimet pas operacionit anti-terrorist të nisur nga Baku, i cili zgjati 24 orë dhe më shumë se 200 persona humbën jetën.
Sipas Hikmet Hajiyev, këshilltar i presidentit azerbajxhanas, qëllimi i Bakut nga bisedimet e sotme është “riintegrimi paqësor i armenëve të enklavës” dhe normalizimi i marrëdhënieve me Armeninë.
Kujtojmë se “lufta 24-orëshe” e nisur nga Baku përfundoi ditën e djeshme me dorëzimin e separatistëve dhe rikthimin e rajonit nën kontrollin e Bakut. Baku tani dëshiron të negociojë riintegrimin e kësaj enklavë, e cila është e populluar kryesisht nga armenë.
Nagorno-Karabak u shkëput kur BRSS u shemb dhe shkëputja e tij çoi në dy luftëra të përgjakshme në vitet 1990 dhe 2020.
