Ukrainasit goditën istikamet ruse, ushtarët u dorëzuan

21.09.2023 13:12

Një tank rus i sekuestruar nga ukrainasit....

Një tank rus i sekuestruar nga ukrainasit u përdor për t’i sulmuar istikamet e forcave pushtuese. Ky mjet i blinduar përfundoi në duart e ukrainasve, ndërsa në  anën tjetër, ushtarët e Kievit po shfrytëzonin tankun si mburojë.

Ushtarët u panë duke qëndruar prapa dhe hedhur granata dore në drejtim të istikameve.

Atyre u asistuan edhe dronët nga ajri që vazhdonin bombardimin, duke i detyruar ushtarët rusë të dorëzohen. E ata që refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë u eliminuan. Këtë e dëshmon videoja e filmuar nga vija e parë e frontit.