Konflikti Azerbejxhan – Armeni, filluan bisedimet për të qetësuar konfliktin

21.09.2023 15:00

Në Yevlakh, filluan negociatat midis autoriteteve....

Në Yevlakh, filluan negociatat midis autoriteteve të Bakusë dhe përfaqësuesve të komunitetit armen të shoqëruar nga paqeruajtësit rusë, për të qetësuar konfliktin në rajonin në kufirin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në Kaukazin jugor.

Pas luftës njëditore, të dy delegacionet do të diskutojnë riintegrimin e Nagorno-Karabakut në Azerbajxhan.

Ndërkohë, ka protesta në Jerevan, për shkak të situatës së fundit të krizës dhe armëpushimit në Nagorno-Karabak.

Armenët janë të zemëruar me dorëzimin e rebelëve armenë në rajonin e konfliktit. Opozita ka njoftuar formimin e një komiteti kombëtar për të zëvendësuar Nikol Pashinyan dhe ekipin e tij, ndërsa protestuesit protestojnë para Qeverisë.

“Po humbasim atdheun, po humbasim popullin tonë.”, - tha një protestues.

“Pashinyan duhet të shkojë, koha ka treguar se ai nuk mund të qeverisë. Askush nuk i dha Karabakut mandat për kapitullim.”, - tha një protestues tjetër.

Të dyja palët në konflikt ranë dakord për bisedime të enjten për të "riintegruar" rajonin në Azerbajxhan në atë që shihet si një fitore për Baku.

Banorët e kryeqytetit të Azerbajxhanit e konsiderojnë marrëveshjen si një fitore përfundimtare.

“Lufta ka mbaruar.”, - tha një banor.

“U gëzova shumë me këtë lajm. Më në fund, lufta mbaroi.”, - tha një banor tjetër.

Një delegacion nga komuniteti armen i Nagorno-Karabak mbërriti për bisedime me përfaqësuesit e Azerbajxhanit në Yevlakh, pas armëpushimit.

Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev njoftoi përfundimin e suksesshëm të masave antiterroriste në Nagorno-Karabak.

“Si rezultat i fillimit dhe përfundimit me sukses të operacionit antiterrorist, Azerbajxhani rifitoi sovranitetin e tij. Ushtarët tanë treguan guxim dhe profesionalizëm në terren. Një pjesë e madhe e ushtrisë së shtetit armen, e cila ishte vendosur ilegalisht në territorin e Azerbajxhanit dhe nuk është larguar deri më sot me gjithë angazhimin e Jerevanit, është shkatërruar plotësisht. Pajisjet ushtarake janë shkatërruar.”, - deklaroi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev.

Nagorno-Karabak njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, me rreth 120 mijë armenë etnikë. Pesë mijë paqeruajtës të tjerë janë vendosur në kontingjentin rus për evakuimin e armenëve nga rajoni i krizës.  (Belinda Koka Ademi, TVM2)