Bekteshi: Masat për uljen e çmimeve dhanë efektin e duhur

21.09.2023 15:42

Masat për uljen e çmimeve të 50 produkteve ushqimore....

Masat për uljen e çmimeve të 50 produkteve ushqimore po respektohen nga tregtarët dhe nga java e ardhshme pritet ulje minimum prej 10 për qind e  çmimeve të pijeve, thotë ministri Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Bekteshi thotë se Inspektorati i Tregut nga dita e djeshme realizon kontrolle në marketet e vendit dhe të njëjtën gjë do ta bëjnë deri në fund të muajit nëntor, gjithashtu ai është i kënaqur nga respektimi i këtyre masave, të cilat janë në interes të të gjithë qytetarëve.

“Jam i kënaqur për sektorin e tregtisë, me prodhuesit dhe distribuesit. Kemi shkresa nga kompani prodhuese të pijeve në vend se edhe ata janë të gatshme që të ulin çmimet nga java e ardhshme. Jemi takuar me Inspektoratin e Tregut, nga dje ata janë në terren dhe po vëzhgojnë situatën dhe në bazë të masave, ata do të veprojnë dhe intervenojnë aty ku ka parregullsi.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri Bekteshi komentoi dhe qëndrime, që siç thotë ai, personale të anëtarëve të Odave Ekonomike, të cilët janë kundër këtyre masave.

“Odat ekonomike kanë qenë të kyçura në bisedimet dhe prodhuesit e ushqimeve dhe tregtarët dhe shumica e propozimeve janë në koordinim me Odat Ekonomike. Shoh tendenca nga mediume që marrin mendime personale të anëtarëve të një ode dhe jo qëndrimin zyrtar të Odave Ekonomike. Ne nuk vendosim masa për interes personal, ne vendosim masa në interes të qytetarëve dhe jo të anëtarëve të Odave Ekonomike.”, - theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Të dhënat që disponojmë, tregojnë se inflacioni në sektorin e industrisë ushqimore ka rënë në 5 deri në 6 për qind, njëkohësisht po punojmë për rritjen e pagave, e cila do të ndihmojë në përballjen me inflacionin, thotë ministri, Bekteshi. (Gazmend Rexhepi, TVM2)