Maqedoni
S’ka seancë gjyqësore për nënën nga Dibra, ka dorëzuar kërkesë në Këshillin Gjyqësor
21.09.2023 16:44
Nëna nga Dibra, Yildëz Veaposka, të cilës i janë hequr tre organe gjatë lindjes në spitalin e Strugës...

Nëna nga Dibra, Yildëz Veaposka, të cilës i janë hequr tre organe gjatë lindjes në spitalin e Strugës, ka paraqitur peticion në Këshillin Gjyqësor. Asnjë seancë nuk është caktuar për rastin e saj. Gjykimi i fundit, në korrik të këtij viti, u shty për një kohë të pacaktuar, ndaj pas dy vitesh procesi gjyqësor u rikthye në fillim, pasi edhe gjyqtari edhe prokurori po dalin në pension. Ajo thotë se gjykatësi mbajti katër seanca për krime të tjera vetëm këtë muaj, por e la çështjen e saj anash.
“I dërgova një kërkesë Këshillit Gjyqësor, kërkesë për hetimin e çështjes në gjykatën e Strugës. Dhe pres që të ketë një seancë, pres të marr drejtësi, por kur do ta marr, a do të ketë drejtësi, cili gjyqtar do të gjykojë, nuk e di.”, - u shpreh lehona nga Dibra, Jëlldëz Veaposka.
Gjatë procesit gjyqësor ka pasur shumë vonesa, por janë mbajtur edhe disa seanca. Ekspertët e gjetën përgjegjësinë te mjeku që menaxhoi shtatzëninë dhe lindjen, por edhe me të gjithë mjekët dhe të gjithë stafin mjekësor në spital.
"I kërkoj publikisht Këshillit Gjyqësor që çështja ime të merret dhe të gjykohet në një gjykatë më të lartë, ku nuk do të ketë gjyqtarë në pension, ku do të ketë procedime dhe do të ketë fund, do të ketë drejtësi për mua dhe do të ketë dënim për Blerton Asanin, për Muhamed Asanin dhe Liljana Jovanovskën.”, - shtoi më tej lehona nga Dibra, Jëlldëz Veaposka.
Në procesin gjyqësor, tre mjekët akuzohen për krime të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore thuhet se kanë përdorur mjete dhe metodë të papërshtatshme mjekimi, gjë që ka shkaktuar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të gruas në lindje, për pasojë ka mbetur pa vezore, veshkë dhe mitër.
ILMIE ZHAKU
