Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëton për në Zvicër
22.09.2023 11:17
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka udhëtuar sot për në Zvicër.
Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media bëri të ditur se pasdite ai do të pritet në takim bilateral nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.
Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në Bern, Kurti do të zhvillojë po ashtu një takim me kandidatët shqiptarë për zgjedhjet federale të këtij viti.
