Maqedoni

Kovaçevski-Shtajner: Mbështetje për RMV-në si qendër rajonale e energjisë së gjelbër

22.09.2023 12:36

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq...

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në Nju Jork u takua me Ahim Shtajner, kryesues i Mekanizmit të Energjisë së KB-së (UN Energy). Në takim u potencua rëndësia e KB-së dhe e rrjeteve zhvillimore të organizatës, siç është UNDP-ja, e cila ndihmon vendet anëtare në arritjen e qëllimeve të zhvillimit mijëvjeçar, zhvillimin global, mbrojtjen e mjedisit, në fushën e energjetikës etj.
 
Kryeministri Kovaçevski shprehu mbështetjen e tij në thirrjen për veprim të bashkëkryesuesit të KB-së për Energji, Shtajner, pak para Samitit të KB-së të këtij viti, për rritjen e investimeve në energjinë e ripërtërishme dhe fuqizimin e sigurt të ekonomive sot dhe në të ardhmen. Në këtë drejtim, kryeministri Kovaçevski njoftoi se nga fillimi i vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut ka dhënë 600 licenca për termocentrale për burime të ripërtërishme të energjisë, me rezultat që sot në vend në rrjet ka 420 megavat termocentrale, që kryesisht punohet për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, ndërsa pritshmëritë janë që deri në fund të vitit ai kapacitet të arrijë në 600 megavat.